Domatja “Serreke” e Përmetit
Specia: Solanum lycopersicum L.
Përhapja: Në Shqipërinë e jugut njihet e kultivohet për mbi 80-100 vjet. Fara e saj mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 10-15% të sipërfaqes së domates në
zonë.
Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufi zuar, me ndërnyje të shkurtra dhe masë gjethore të dendur; lulëri e thjeshtë, me 4-6 fruta në lulesë; fruta të rrumbullakët e me pole lehtësisht të shtypur, mesatarisht të mëdha, 200–220 g, ngjyrë e kuqe e plotë, me shije të mirë.
Kultivimi: Domate me cikël mesatarisht të gjatë. Mbillet në fushë nga fundi prillit deri në fund majit. Vjelja e prodhimit fi llon pas 8-10 javë, në korrik dhe vazhdon deri në tetor. Në traditën e zonës mbahen me 4-5 lulesa (kate prodhimi) / bimë.
Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Në vite të veçanta, në kushte me lagështi ajrore, frutat kanë plasaritje të lehta radiale.
Përdorimi: E freskët për sallata dhe gatime të ndryshme, por edhe për përgatitje të salcave dhe turshive. Preferohet për konsum në familje dhe për treg.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.