Reklame:

Majdanozi i vendit

Majdanozi i vendit
Specia: Petroselinum sativum Hoff m
Përhapja: Majdanozi me gjethe të holla, është i njohur e i kultivuar në gjithë zonat e vendit për më se 150 vjet. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë rreth 15-20 % të sipërfaqes së mbjellë.
Përshkrimi: Kultivar vendi i përshtatshëm për kultivim në fushë, për prodhim gjethesh. Ka bimë delikate, me shumë degëzime të holla. Gjethet janë të holla, të brishta, aromatike.
Kultivimi: Mbillet në ngastra të vogla, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli, toka të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.
Fara mbillet direkt në vllaja. Ajo bëhet dorë-dorë, nga muaji mars deri në gusht, në zona të ngrohta vazhdon edhe më vonë. Prodhimi vjen për tu vjelë 45-50 ditë
pas mbirjes së farës.
Rendimenti: rreth 7-10 kv/dynym.

Veçantitë
Pozitive:
Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative:
Nuk ka.
Përdorimi: Preferohet si perime aromatizuese e freskët dhe në gatime te ndryshme, në familje dhe për tregun lokal. Përdoret edhe në aromatizimin e turshive të patëllxhanit, etj.
Risku: Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.