LUNDRA : Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: Ullaster
ORIGJINA: TIRANE
Pema: Ka kurore mjaft te dendur, dege ne kende te ngushta. Kurore kupore globoze, voluminoze. Ndernyje te shkurtera (1.4-1.7 cm).
GJETHJA: forme eliptike te rrafshte. Gjatesia mesatare (L=46), gjersia mesatare (l=11). Raport L/l (4.6). Nervatura gjatesore e drejte. Ngjyre jeshil e forte ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore mesatare (S=312)
LULJA: Kranthi ka gjatesi mesatare (18.6). n⁰lule/kranth mesatar (16), renditur (1:7:8). Strukture mesatar i gjate e i dendur. Forme panikul.
FRUTI: Fruti berthokel me epikarp te zi dhe tul te zi. Forme oval, simetrik. Baza dhe maja rrethore. Pesha mesatare 1.83gr, Mesatar i gjate (D=17.7): Diametri transversal maksimal, qendror (d=12). Raport D/d (1.4). Epikarp i pluhurizuar me lenticele te pakta.
Endokarpi peshe mesatare (0.41g), i gjate (D=12.3), i gjere (d=6.9). Diametri D/d (1.9). Raporti Pulp/Endokarp (4.5). Forma ovale. Lehtesisht asimetrik. Forma e bazes konike, maja e gjere me thumb. Siperfaqe e ashper, Numuri brazdave fibroze mesatare (8.3).
PJEKJA: mesatarisht e hereshme, e njekoheshme. Rezistenca e lidhjes se bishtit mesatare e dobet.
Karakteristika teknologjike: Rendiment vaji dhe cilesi shume e larte, autofertil, i pershtatshem per ullishte intensive, prodhim constant, abort i ulet i vezorit (9), futet heret ne prodhim, Aftesi mesatare rrenjezimi shume Rezistent ndaj Cycloconium oleaginum, Rezistent ndaj Pseudomonas Sevastanoi, tolerant ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtit.
PËRDORIMI: per industrine e vajit. 15-17% vaj
ZONA E PËRHAPJES: I perhapur ne jug lindje te Tiranes