Startup-i indian ReNew Power ka arritur më shumë se 1 miliard dollarë në fonde vetëm këtë vit në biznesin e saj të energjisë së rinovueshme të erës dhe diellit.
Duke përfshirë hidroenergjinë, India ka një kapacitet të energjisë të ripërtërishme prej 118 GW, i pesti më i lartë në botë. Qeveria dëshiron që të arrijë 500 GW deri në vitin 2030. ReNew është prodhuesi më i madh i pavarur i energjisë së ripërtërishme në vend, duke gjeneruar rreth 5 GW.
Ajo ka më shumë se 100 panele të energjisë të erës dhe diellore, duke gjeneruar rreth 1% të të gjithë energjisë elektrike të Indisë. Ajo gjithashtu ka një biznes për panele diellorë që operon në rreth 20 shtete.
India tani prodhon panelet e energjisë diellore më të lirë në botë, sipas një sondazhi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme. Gjysma e 10 parqeve diellore më të mëdha në botë në ndërtim e sipër janë në Indi, sipas një raporti të botuar vitin e kaluar. Kjo shpjegon dhe arsyen pse startup-e të tilla si ReNew operojnë lehtshëm dhe me fitim shumë të madh në Indi.
(SCAN)