KÇARR : Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME:
ORIGJINA: MALSIA E MADHE
Pema: shume e fuqishme, dege skeletore ne kende te gjera. Kurore poli konike voluminoze. Ndernyje mesatare (3-3.3).
GJETHJA: Forme eliptike. Gjatesi mesatare (L=49.8), gjersia eshte mesatare (l=11.5). Raport L/l (4.3). Nervatura gjatesore e rrafsht (72) ne iponastike (21). Ngjyre jeshile – gri ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore mesatare (S=420)
LULJA: Kranth i gjate (27.2). n⁰lule/kranth i ulet (13), renditur (1:8:4). Strukture i rralle dhe i gjate. Forme panikul.
FRUTI: berthokel me epikarp te kuq uthulle dhe pulpe ngjyre te bardhe- roze. Forme oval, baze dhe maje rrethore, shume simetrik. Pesha mesatare (2,9), Ka gjatesi mesatare (D=21.4), diameter transversal maksimal, qendror (d=15.2). Raport D/d (1.4). Epikarp i pluhurizuar me lenticele te vogla te shumta.
Endokarpi peshe mesatare (0.42g), i gjate (D=13.2), i gjere (d=7). Diametri D/d (1.8). Raporti Pulp/Endokarp (5.9). ka forme ovale simetrik. Forma e bazes e ngushte, forma e majes konike e vogel pa sqep. Siperfaqe mesatarisht e lemuar, Numuri brazdave fibroze te pakta (6.2). PJEKJA: mesatare e voneshme dhe e shkallezuar. Rezistenca e lidhjes se bishtit e dobet.
Karakteristika teknologjike: Autofertil, varitet shume cilesor, ka prodhim konstant, aftesi rrenjezimi e larte (73), abort vezori te ulet 11%. Hyn shpej te prodhim, varitet me interes per te ardhmen.
Rezistent ndaj Cycloconium dhe Pseudomonas Sevastanoi, i ndjeshem ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtitt dhe ndaj thatesires.
PËRDORIMI: per vaj dhe tryeze, permban 21% vaj ne frut.
ZONA E PËRH APJES: I perhapur ne Malsi e madhe