Reklame:

Aktivitet te palicencuar dhe mungese kushtesh higjieno-sanitare – AKU gjob 4 subjekte ne Vlore, Berat dhe Durres

Drejtoritë Rajonale të AKU të qarkut Vlorë, Berat dhe Durrës ushtruan kontrolle në 4 subjekte, me aktivitet “Bar-Restorant” dhe “Magazina ushqimore”, nga ku u konstatua ushtrimi i aktivitetit të pa licencuar, mungesa e kushteve higjieno-sanitare, etiketim i parregullt i produkteve, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP) si dhe produkte me afat përdorimi të skaduar, bëri me dije në faqen e saj zyrtare Autoriteti i Kontrolli Ushqimor.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori 10 masat administrative “Gjobë” me vlerë totale 5 milion lekë për katër subjekte si dhe “Bllokim produkti” me destinacion asgjësimin për produktet e pasigurta të konstatuara në një subjekt, vazhdon njoftimi.

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “S.S.” Kuçovë, Berat, me aktivitet “Tregti me shumicë të artikujve të ndryshëm ushqimor”, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara dhe një pjesë e madhe e produkteve (pije freskuese, ujë dhe birra) ishin vendosur në ambjentin e jashtëm të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferik dhe dëmtuesve të ndryshëm. U evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (miell) si dhe produkte të papajisuara me etiketë në gjuhën shqipe (oriz, kos frutash dhe pije energjike). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte, si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit (HACCP).
  1. “Gjobë” me vlerën 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licensën përkatëse,
  2. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  4. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

  1. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin,
  2. “Bllokimi i produkteve” me afat të kaluar përdorimi,  me qëllim asgjësimin e tyre.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Bar-Restorant” Vlorë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, si dhe nuk dispononte planin e vetëkontrollit (HACCP).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative:

  1. “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,
  2. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP).
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin  me aktivitet “Bar-Restorant” Dhërmi, Vlorë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative:

  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë  për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E. D.” me aktivitet “Bar-Restorant” Ishëm, Durrës, u konstatua se ambientet e përgatitjes së ushqimeve ishin tërësisht të hapura dhe të ekspozuara ndaj pluhurave, mungonte magazina për mbajtjen e lëndës së parë, si dhe punonjësit nuk ishin të pajisur me libreza shëndetësore.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:

 “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.