Filmi 12 minutësh ” Ne Bashkohemi “ është një dritare në jetën e dy fermerëve organikë dhe arsyet që ata i bashkohen demostratave vjetore ” We are Fed-Up ” në Gjermani. Së bashku me qindra fermerë të tjerë, ata i dergojne traktorët e tyre në zemër të Berlinit, ku bashkohen me mijëra qytetarë duke bërë thirrje për një ushqim më të mirë dhe sistem bujqësor për të gjithë.
Carlo Horn dhe Hanna Erz flasin për arsyen pse ata fermojnë në mënyrë organike, ndikimin që ka në tokën dhe prodhimin, dhe se si, madje edhe në kohë të thatësirës, ata janë në gjendje të korrin të mbjellat e tyre. Ata theksojnë nevojën për sisteme ushqimore të qëndrueshme që u japin fermerëve qasje në tokë, mbrojnë mjedisin, paguajnë çmime të drejta dhe sigurojnë ushqim të mirë për të gjithë.
Për të kaluar në një sistem më të mirë të ushqimit dhe bujqësisë ne kërkojmë:
- Paratë reale të lëna mënjanë për natyrën, mjedisin dhe klimën.
- Fundi i subvencioneve perverse duke rritur rregullat minimale mjedisore për të gjithë fermerët
- Zbatimi i vërtetë i ligjit.
- Përmirësimi i qeverisjes së CAP dhe kuadrit të performancës.
“Ne Bashkohemi” u prodhua për fushatën “Good Food for All”, e cila organizohet nga 25 partnerë anembanë Evropës, të cilët janë bashkuar në “Make Europe Sustainable for All”, një projekt ndërsektorial 3 vjeçar për të promovuar zbatimin dhe implementimin e nje zhvillimi të qëndrueshëm. (www.bioecoactual.com)