Reklame:

Mrekullite e hudhres

Shumë e njohur nga kuzhinat në vende të ndryshme europiane, hudhra është më shumë se një përbërës ushqimor i thjeshtë për përgatitjen e pjatave sa joshëse po aq edhe shëruese nga ana e konsumatorëve. Kjo bimë bulbore që i takon familjes Zambakore apo Liliaceae , është një përbërës mjaft i rëndësishëm në përgatitjen e shumë recetave vegjetariane dhe jo vegjetariane. Në të njëjtën kohë ajo është edhe një ilaç shumë efektiv natyror që nuk duhet të nënvlerësohet asnjëherë nga njeriu.
Hudhra ka shumë cilësi, ndër të cilat padyshim spikat cilësia e saj si një produkt bimor antibakterial natyror.Një aplikim i mundshëm i kësaj bime p.sh. vepron edhe në rastet e shërimit të sëmundjeve të dhëmbëve, sidomos në ato raste kur pacienti nuk është në gjendje të marrë ndihmë nga dentisti. Për ta përdorur atë në këto raste, mjafton të merret një thelb hudhër e shtypur duke e vendosur mbi dhëmbin e sëmurë për disa minuta. Duhet bërë kujdes që i gjithë trupi i dhëmbit të sëmurë të mbulohet me brumin e bulbit të hudhrës.
Veprimet antibakteriale të hudhrës mund të jenë të dobishme edhe në trajtimin e ulcerave, ftohjes dhe kollës. Në dy rastet e fundit (ftohjes dhe kollës ), mjafton të merret një gotë qumësht i ngrohtë, duke i shtuar një thelb hudhër të shtypur .
Përdorimet e saj të “brendshme” në organizmin e njeriut kanë rëndësi, sepse hudhra ka veti të kontrollojë presionin arterioz të gjakut dhe në saje të cilësive të saj natyrore antibakterike parandalon edhe diarrenë pa dëmtuar aspak florën bakteriale të zorrëve, përkundrazi ajo ndihmon në rregullimin e funksionimit normal dhe të ekuilibruar të tyre.
Gjithashtu hudhra e konsumuar nga organizmi i njeriut, ka vetinë të favorizojë grumbullimin e molekulave të disa metaleve të rënda dhe nxjerrjen e tyre jashtë organizmit, si ato të zhivës dhe kadmiumit.

Nga ana tjetër përdorimi apo konsumi i saj lehtëson në parandalimin e infeksioneve në lëkurën e zgavrës së gojës, infeksioneve të gjuhës, puçrat e fytyrës dhe dhimbjeve të veshit.
Në rastin e fundit (për parandalimin e dhimbjeve të veshit) merret një thelb hudhër i shtypur dhe hidhet në një filxhan vaji të vakët , ku lihet në qetësi për rreth 15 minuta.

Nga kjo përgatitje hidhen disa pika në veshin e sëmurë, duke e taposur atë me pambuk.
Sipas studimeve të kohëve të fundit nga shkencëtarët e Shkollës së Shëndetit Publik, në Universitetin Shandong në Kinë, rezulton se përdorimi i hudhrës ndihmon në zbutjen e efekteve negative të kimio dhe radioterapive të ndryshme.
Edhe pse është e dobishme kundër alergjive, hudhra duhet të përdoret me kujdes nga njerëzit me diabet dhe me hypoglycemi.
E njohur për këto cilësi të rralla shëruese, bëhet më se i domosdoshmëm konsumi dhe përdorimi i saj, pavarësisht aromës të padëshiruar dhe shqetësuese që ajo shpërndan në ambientet dhe rrethet e ndryshme shoqëruese.

Edhe diçka më shumë për cilësitë shëruese të hudhrës!

Hudhra është një bimë e kultivuar bulbore.

Përdorimi i saj i parë në kuzhinë është ai i zbukurimit të pjatave, por falë cilësive shëruese, që në lashtësi e deri më sot hudhra është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe për qëllime terapeutike,qoftë nga mjekësia popullore, ashtu edhe nga mjekësia shkencore.
Për shkak të kultivimit të gjerë,akoma edhe sot e kësaj dite origjina e hudhrës është e papërcaktuar qartë dhe e pasigurt, pasi p.sh. , gjurmët e para të saj janë gjetur si në jugperëndim të Siberisë , ashtu edhe në Sicili dhe Kalabri, ku akoma edhe sot hudhra rritet në mënyrë spontane në gjendje të egër.

Ajo i përket të njëjtës familje(Liliaceae) ku bën pjesë edhe qepa, preshi dhe zambaku.
Era karakteristike e hudhrës shkaktohet nga përmbajta e përbërësve të shumtë organikë të squfurit , siç janë aliina dhe derivatet e saj alicina dhe disulfuri i dialilës.
Sot në vendet e kultivimit , ekzistojnë lloje të ndryshme hudhrash, si p.sh. lloji Karalio(krijuar në vitin 2009), që dallohet për aromën e saj delikate dhe që rritet në zonat malore me klimë të freskët , në toka gëlqerore, kristalore dhe dolomike; hudhra e bardhë;hudhra e kuqe, etj.
Hudhra ka veti të ndryshme shëruese, si:
1. – Anti-hipertensiv;
2. -Anti-bakterial, falë veprimit të përbërësve të tiosolfonateve që formohen në mënyrë spontane nga formuar në mënyrë spontane nga alicina;
3.-Anti-helmintik (Helmintet janë një klasë e krimbave që mund parazitojnë në zorrë);
4. -Anti-oksidant , falë përmbajtjes së llojeve të ndryshme të sulfureve, selenit dhe vitaminave të grupeve B dhe C;
5.-Kundër të ftohtit dhe gripit ;
6.-Anti-tumoral (in vitro) , falë veprimit të Ajoenit dhe disulfurit ;
7.Anti-trombik, si pasojë e veprimit të Ajoenit ;
8.Veprimi në uljen e kolesterolit:
Nëse kolesteroli nuk i kalon 200 mg./dl., në këtë rast nuk do të vërehet ndonjë efekt, por kur nivelet e kolesterolit në gjak tejkalojnë 250 mg./dl., duke përdorur hudhrën do të vihen re ulje të konsiderueshme të tij. Studimet e kryera tregojnë se ekstrakti i hudhrës së thatë ka veprim më të mirë në uljen e kolesterolit, ndërsa pluhuri i hudhrës dhe hudhra e bluar dhe e tretur në vaj, nuk janë shumë aktivë në uljen e kolesterolit.

Sipas disa studimeve të kohëve të fundit të kryera në pacientët e moshuar ,ka treguar se gëlltitje e pluhurit të hudhrës së thatë, e emertuar ndryshe me emrin Allicin , në një dozë prej 300 mg në ditë për dy vjet ka pasur efekte të dobishme në elasticitetin e aortës dhe parandalimin e arteriosklerozës veçanërisht në individët obese apo të dhjamosur, diabetikët, ata që vuajnë nga hipertensioni dhe njerëzit me kolesterol shumë të lartë.

Por hudhra përdoret edhe në mbrojtjen e bimëve për luftimin e mjaft parazitëve, duke siguruar kështu prodhime vërtetë bio.