Reklame:

Akuzuesit e bujqesise, “thyejne hundet” nga Doni Fruits

Produktet bujqesore shqiptare here pas here atakohen ne media per cilesine e tyre, kryesisht per perdorimin e hormoneve ose per nivelin e larte te nitriteve. Gjithnje kur fermeret shqiptare jane ne kulmin e prodhimit ndodh ky fenomen i cili frikeson konsumatorin vendas por jo vetem.

Mungesa e laboratoreve ne Shqiperi si dhe kontrollet strikte ne vendet pritese te mallit, te cilat nuk lejojne kurrsesi demtimin e konsumatorit te tyre flet qarte per cilesi dhe standart te prodhimeve shqiptare.

Pjesa me e madhe e prodhimeve tona bujqesore eshte e destinuar per tregun boteror qe nga vendet Europiane, kontinentin Amerikan,  vendet Skandinave etj, dhe nga keto vende te cilat kane standarte te larta te kontrollit ushqimor, nuk ka pasur asnje reagim, reklamim apo akoma me keq bllokim te perimeve Made in Albania.

Sipas deklarates se ministrit Blendi Çuçi te para disa ditesh gjate ketij viti kemi thuajse pesefishuar eksportet tona ne vendet e BE-se dhe jo vetem, si dhe nuk kemi asnje ngarkese fruta-perimesh te kthyer mbrapsht ne vendin tone per arsye te nivelit mbi normen e lejuar te mbetjeve (nitrateve) ne keto produkte.
Kompania Doni Fruits krahas 24 shteteve ku eksporton frutat dhe perimet shqiptare se fundmi ka nisur eksportet drejte Anglise.

Shteti Anglez njihet mjaft mire ne tregun boteror per kontrollet rigoroze kundrejt cilesise se produkteve qe jane te destinuara per konsum ne Mbreterine e Bashkuar.
Doni Fruits para dy javesh ka nisur drejt Anglise dy kamione me rreth 30 ton speca te prodhuar nga fermeret vendas dhe nuk ka patur asnje feedback negativ per cilesine e ketij produkti.

Natyrisht qe mund te kete edhe fermere te cilet abuzojne me perdorimin e pesticideve, apo qe nuk zbatojne karencen e tyre, keto raste duhet te denoncohen dhe te denohen por nuk duhet te perfshijme me kete akuze te gjithe fermeret shqiptare te cilet punojne ne tokat e tyre me perkushtim dhe me pergjegjesi pa patur ndihmen e askujt.