Reklame:

Speci i Laknasit

Speci i Laknasit

Specia: Capsicum annuum L.

Përhapja: Në zonën e Shqipërisë së mesme, fshatrat e Tiranës dhe  Durrësit, njihet  dhe  kultivohet  për  më  se 80-100 vjet.  Fara  është mbajtur,  ruajtur  dhe trashëguar brez  pas brezi nga  bahçevanët.
Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes që mbillet me spec në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.

Përshkrimi:

Bimë me kërcell të drejtë, me degëzim mesatar dhe ndërnyje të shkurtra. Gjethe  të dendura. Prodhon 10 – 20 fruta për  bimë.

Ata janë me  formë prizmatike, me 3-4 lobe, peshë mesatare 60-80  g. Në pjekjen teknike kanë  ngjyrë të verdhë, kurse në atë  biologjike të kuqe  portokalli. Është spec me shije të veçantë.

Kultivimi: Farat  mbillen në farishte në gjysmën e dytë të shkurtit dhe fidanët në fushë 15 prill – 15 maj. Vjelja fillon pas 7-9 javë, fund qershorit – fillim korrikut dhe vazhdon deri në tetor.

Rendimenti: rreth 25-30  kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe  të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: Për konsum të freskët, gatime të ndryshme dhe  përpunim në formë turshie, të mbushur me gjizë, etj, në familje dhe për tregun  lokal.

Risku: Me futjen e farërave të importit  po  mbillet  gjithnjë  e  më pak dhe vetëm  në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.