Reklame:

Ulliri Mick

MICK : Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME: Mic

ORIGJINA:  TIRANE

Pema:  fuqi  mesatare,  dege  skeletore ne kende te gjera. Kurore  kupore shume e dendur. Ndernyje shume te shkurtra  (1.2 – 1.5cm).

GJETHJA: forme eliptike, te shtrira, ka gjatesi mesatare (L=38), te ngushta (l= 8.4). Raport L/l  (4.5).  Nervatura gjatesore e drejte (77) Iponastike (18) Ngjyre jeshil i theksuar ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore e vogel (S=224mm²)

LULJA: Kranthi mesatar-gjate (31).  n⁰lule/kranth, mesatar (19), renditur (1:12:6). Strukture i gjate, i rralle. Forme panikul.

FRUTI:  ngjyre te kuqe vere, forme oval-dardhe, simetrik.  Peshe te vogel 1.38  gr,  Frut  me  gjatesi  te  shkurter  (D=15.3):  Diametri  transversal maksimal, qendror (d=11.7).   Raport D/d (1.3).     Epikarp i pluhurizuar, pajisur  me lenticele te vogla.

Endokarpi  peshe  mesatare  shume  te  vogel  (0.22g),  mesatar  i  gjate (D=10.9),  i ngushte (d=5.6). Diametri D/d (1.9).     Raporti Pulp/Endokarp (5.3).    Forma elipsoidale, simetrik.  Forma e bazes e dhe e majes e ngushte pajisur me sqep.   Siperfaqe e lemuar,   Numuri brazdave fibroze te pakta (5.1)

PJEKJA: e voneshme dhe jo e njekoheshme.

Karakteristika  teknologjike:  Autofertil,  aftesi  mesatare  rrenjezimi (53), futet heret ne prodhim, prodhim kostant, abort vezori i larte (23). Mesatarisht    ndjeshem  ndaj  Cycloconium,  Rezistent  ndaj  Pseudomonas Sevastanoi, i ndjeshem ndaj Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtitt dhe ndaj thatesires. Varitet me interes te madh per te ardhmen

PËRDORIMI: per vaj, mjaft i pasur (25-26%).

ZONA E PËRHAPJES: I perhapur ne zonen lindore te Tiranes.