Mushkerite luajne nje rol thelbesor ne sistemin e frymemarrjes.
Ato marrin oksigjenin dhe filtrojne jashte organizmit toksinat.
Ruajtja e shendetit te mushkerive dhe funksioneve te tyre eshte thelbesore.
Mushkerite e shendetshme garantojne qe i gjithe organizmi te ushqehet siç duhet me oksigjen.
Sigurisht qe aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes jane gjithashtu menyra te mira per te garantuar shendetin e mushkerive.
Ushqimet luajne nje rol kryesor per mireqenien e ketij organi.
Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili jane nder ushqimet me te rekomandueshme per shendetin e mushkerive.
Fistiket
Fistiket jane shume te rendesishem per shendetin e mushkerive.
Sipas informacioneve , fistiket permbajne nje lloj te veçante te vitamines E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave te semundjeve te mushkerive.
Fistiket ndihmojne ne uljen e kolesterolit dhe te ngopin lehte e pa kalori, te cilat jane pergjegjese per shtimin ne peshe.
Speci Djeges
Speci djeges eshte nje erez shume e fuqishme dhe mireberese per organizmin.
Ai ofron me dhjetera perfitime per shendetin e njeriut.
Speci djeges ndihmon ne shuarjen e kolles qe irriton fytin ne vazhdimesi.
Eksperte thone se speci djeges parandalon problemet me te ftohuren dhe gripin.
Kjo erez shperben sekrecionet dhe rekomandohet per gjithekend qe vuan nga bronshiti apo problemet me rruget e frymemarrjes.
Ushqimet E Pasura Me Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 ndihmojne ne pastrimin e mushkerive dhe efikasitetin e sistemit te frymemarrjes.
Salmoni, sardelet, farat, arroret dhe vezet jane shume te pasur me acide yndyrore omega-3.
Keto ushqime kane gjithashtu aftesine te shmangin inflamacionin ne organizem dhe te permiresojne shendetin mendor.