Reklame:

Bujqesia, rriten eksportet e fruta-perimeve per 6 mujorin e pare!

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sektori bujqësor ka njohur një rritje te konsiderueshme te eksporteve e krahasuar kjo me shifrat e vitit 2019.

Gjate periudhes Janar – Qershor te vitit 2019 shifrat e eksporteve te fruta-perimeve arriten ne nje total prej 63 151.107 ton. Ka nje rritje me rreth 9 mije ton produkte te eksportuara me shume te krahasuar me te njejten periudhe te vitit te shkuar ku eksportet arriten ne 54 969 ton.
Kryesuesja e eksporteve vazhdon te jete kompania Doni Fruits me rreth 600 kamione te nisur drejte 25 vendeve te botes per kete 6 mujor.
Risi per kete vit ka sjelle edhe agro industria me fruta – perimet e konservuara ose te perpunuara te nisura drejte Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe kjo eshte bere e mundur fale seriozitetit dhe korrektesise se firmes ZDRAVO sh.p.k. Lushnje.

Gjatë këtij viti pikat e grumbullimit kanë zgjeruar hartën e tregjeve ku eksportojnë. Përveç vendeve si Italia, Suedia, Anglia, Gjermania, Çekia, Polonia, Bullgaria, Kroacia SHBA etj, një pjesë e prodhimeve tona bujqësore shkojnë tashmë edhe në Indi.
Vlen per tu theksuar se nga gjithe ky volum fruta-perimesh te eksportuara ne te gjithe globin nuk jane kthyer dhe nuk ka pasur asnje lloj probleme ne lidhje me cilesine e produkteve “Made in Albania”.