Qepa e Mirasit
Specia: Allium cepa L.
Përhapja: Në zonën e Korçës dhe Devollit njihet dhe kultivohet për më se 100 vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar ndër breza nga vetë banorët, me mbjellje të bulbeve më tipik e më të shëndetshëm. Aktualisht zë rreth 30-35 % të sipërfaqes së qepës në zonë.
Përshkrimi: Bulbi ka formë konike. Pesha mesatare e tij rreth 250-300 g. Luspat e jashtme e ruajnë kompaktësinë për një periudhë të gjatë. Ato kanë ngjyrë bezhë të zbehtë e deri në të verdhë. Luspat e brendshme mishtore me trashësi 4-5 mm, janë të lëngshme dhe me ngjyrë të bardhë e deri në të verdhë. Numri tyre ndryshon në varësi të madhësisë së bulbit. Ka shije të mirë, të ëmbël qepe, për rrjedhojë konsumohet gjerësisht e freskët në sallata.
Kultivimi: Tradicionalisht kultivohet me fidanë. Fara për prodhimin e fidanëve mbillet gjatë shkurtit dhe fillimit të marsit. Fidani bëhet i gatshëm për tu mbjellë në fushë në dhjetëditëshin e tretë të majit e deri në dhjetëditëshin e parë të qer- shorit. Ato mbillen në fushë në largësitë 20 x 10 – 20 cm dhe prodhimi i qepës së thatë merret në periudhën shtator-tetor. Pas vjeljes, qepët thahen dhe ruhen në hangarë.
Rendimenti: rreth 25 – 30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj së- mundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm;
Negative: Bulbet nuk ruhen për periudhe të gjatë.
Përdorimi: Për konsum të freskët dhe gatim në familje.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje; në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.