NISJOT: Olea europaea L. ssp.sativa
SINONIME: ska
ORIGJINA: PATOS
Pema: Peme me fuqi mesatare-madhe, dege ne kende te gjera. Kurore poli konike. Ndernyjet me gjatesi mesatare (2.2-3.2cm).
GJETHJA: forme eliptike e perkulur ne dy anet anesore. jane te gjata (L=63.2), mesatare (l=14.1). Raport L/l (4.5). Nervatura gjatesore e drejte (67), e perdredhur (21). Ngjyre jeshil noance gri ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore mesatare –madhe (S=577)
LULJA: Kranthi ka gjatesi mesatare (23-25). n⁰lule/kranth i ulet (14), renditur (1:6:7). Strukture i gjate dhe kompakt. Forme panikul.
FRUTI: Fruti berthokel me epikarp te zi dhe tul te kuq vere. Forme oval, i gjere ne baze, lehtesisht simetrik. ka peshe mesatare 3.57gr, mesatar i gjate (D=21.9): Diametri transversal maksimal, qendror (d=15.3). Raport D/d (1.4. Epikarp i pluhurizuar me lenticele te shumta.
Endokarpi peshe te madhe (0.59gr), mesatar i gjate (D=16.7, i gjere (d=7.7). Diametri D/d (2.2). Raporti Pulp/Endokarp (5). Forma ovale. Lehtesisht asimetrik. Forma e bazes e ngushte konike. forma e majes e harkuar, siperfaqe pjeserisht e lemuar, Numuri brazdave mesatare (7.3).
PJEKJA: e voneshme dhe te shkallezuar. Rezistenca e lidhjes se bishtit dobet.
Karakteristika teknologjike: Futet mesatarisht shpejt ne prodhim, autosteril pjeserisht, aftesi mesatare rrenjezimi (50 -65), abort vezor I larte (21) prodhim periodic. aftesi mesatare rrenjezimi (66). I ndjeshem ndaj Cycloconium oleaginum, Rezistent ndaj Pseudomonas Sevastanoi, Ndjeshem ndaj Bractocera oleae. Tolerant ndaj te ftohtit.
PËRDORIMI: I dyfishte Vaj/Tryeze (22-24%)
ZONA E PËRHAPJES: I perhapur ne Patos, Mallakaster, Berat, Fier.