Një i ve në Itali ka pohuar se ai ka parë gruan e tij të ndjerë në një paralajmërim shëndetësor për paketën e cigareve, sipas raporteve kombëtare të medias.
Avokati i tij tha në një intervistë me gazetën italiane, la Repubblica, se burri kërkonte 100 milionë euro kompensim.
Paralajmërimet shëndetësore në kutitë e cigareve në Bashkimin Europian vijnë nga një bibliotekë e fotografive të Komisionit Europian. Të gjitha fotografitë janë të aksesueshme publikisht dhe identike për të gjitha markat e cigareve.
Një direktivë e Komisionit Europian të vitit 2014 thotë se çdo pako e njësisë dhe paketimi i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të “mbajnë paralajmërime të kombinuara shëndetësore” duke përfshirë tekstin dhe një fotografi përkatëse.
Fotot kanë ardhur nga “kontraktorët e jashtëm”, të cilët kishin një buxhet prej 600,000 € dhe fotografuan 8,000 njerëz në 10 vende të ndryshme të BE.
Pothuajse në gjithë Europën ka raste të përdorimit të fotove pa leje kryesisht në Britani, Francë dhe Gjermani.
Ende nuk ka informacion nëse veprimet ligjore që pretendojnë se fotot janë marrë pa leje, kanë çuar në kompensim. (SCAN)