Reklame:

Patellxhani i Zall Herrit

Patëllxhani i Zall Herrit

Specia: Solanum melongena L.

Përhapja: Në Shqipërinë  e mesme njihet  e kultivohet  për  më  se 70-80  vjet. Fara  e tij është mbajtur dhe ruajtur nga vetë bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5-10 % të sipërfaqes që mbillet në zonë  me këtë bimë.

Përshkrimi: Bimë vitale, me  kërcej të drejtë e të lartë (mbi 100  cm), pak  e degëzuar, me ndërnyje  të shkurtra dhe  gjethe  të mëdha. Kërcejtë  dhe  gjethet janë  me  ngjyrë jeshile në vjollcë, kurse lulet ngjyrë vjollcë.
Prodhon 7-8 fruta për bimë. Ata janë të gjatë, cilindrik dhe  me  maj më  të theksuar, me  peshë mesatare 150  – 180g. Në pjekjen teknike kanë  ngjyrë violet, madje kur rriten në fruta formohen shirita të zbardhur, kurse në pjekjen biologjike marrin ngjyrë banane; tuli ngjyrë e bardhë.

Kultivimi: Farat  mbillen  në  farishte  në  gjysmën  e  parë  të  muajit  mars dhe fidanët  në fushë në fund prillit e fillim të majit. Vjelja e prodhimit fillon në fund të qershorit – fillim të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para  të vjeshtës.

Rendimenti: Rreth 25-35  kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive:  Ka qëndrueshmëri   të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave  të ulëta dhe të larta.

Negative: Jep prodhim të ulët dhe në fruta formohen shirita me ngjyrë të zbardhët.

Përdorimi: Për të freskët, gatime dhe përpunim  në  formë  turshie,  për  konsum në familje dhe  për tregun lokal.

Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm  në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje