Reklame:

AKU bllokon embeltoren dhe pastiçerine, Gjobe 900 mije leke!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kësaj here ka vijuar ciklin e kontrolleve të njëpasnjëshme në Fier, Korçë dhe në Shkodër.

Nga kontrollet e bëra, për shkak të shkeljeve të konstatuara, janë gjobitur tre subjekte, në vlerë totale 900 mijë lekë.

Në njoftim zyrtar, AKU bën të ditur se nga këto subjekte, veprimtaria e dy prej tyre është bllokuar për shkak të mungesës së kushteve higjeno – sanitare dhe deri në plotësimin e kushteve të duhura, aktivitetet do të qëndrojnë të mbyllura.

Bizneset në fjalë, përkatësisht merreshin me prodhim dhe shitje ëmbëlsirash, ndërsa tjetri me prodhim produktesh me bazë brumi.

Gjithashtu, AKU njofton se në kontrollet e bëra në minimarkete, janë bllokuar produktet e konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin.

Njoftimi i plote:

Drejtoria Rajonale e AKU Fier, Korçë dhe Shkodër, kontrolle në pastiçeri, bar-restorante dhe në minimarkete, vendosen 3 gjoba me vlerë totale 900 mijë lekë të rinj, si dhe bllokohet aktiviteti i 2 prej subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë për të garantuar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore. Nga kontrollet zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Fier, Korçë, dhe Shkodër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “I. Gj.” me aktivitet “Njesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash”, Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, (në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “L. Ll.” me aktivitet “Minimarket” Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. U bë bllokimi i produkteve të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “S. C.j” me aktivitet “Prodhim produktesh me bazë brumi” Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambjentet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.