Reklame:

Format e mbjelljes dhe gjithçka duhet te dini per ngritjen e nje pemtoreje!

ÇFARE DUHET DITUR RRETH FORMAVE TE MBJELLJES DHE NGRITJES SE PEMETOREVE

Format e mbjelljes se bimeve ne nje pemetore jane:

i) Forma katrore;

ii) Forma e katerkendeshit kendrejte,

iii) Forma trekendeshe.

Forma e mbjelljes se pemetoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.

a-Forma katrore. Ne kete forme largesia e bimeve është e barabarte ndermjet tyre, si ndermjet rreshtave ashtu edhe ndermjet bimeve ne rresht. Kjo forme mbjelljeje, mund te realizohet per format e kurorave kupore dhe ato piramidale.  Gjithashtu kjo  forme është e pershtatshme te realizohet kryesisht ne tokat me reliev fushore. Ne kete forme mbjelljeje mund te realizohen lehtesisht kurorat   kupore   dhe  piramidale. Por vecanerisht e pershtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron nje pune te mekanizuar ne te dy drejtimet.

Figure1. Format e mbjelljeve se blloqeve me peme frutore
Figure1. Format e mbjelljeve se blloqeve me peme frutore

 

b-Forma e katerkendeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet ne tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapesira ndermjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimeve ne nje rresht. Ne kete rast rreshtat duhet te drejtohen ne drejtimin Veri-Jug, me qellim qe bimet te ndriçohen sa me mire nga dielli.

Ne rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, atehere drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me te madhe (ose e thene ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.

c-Forma e nje trekendeshi trebrinjenjeshem. Aplikohet kryesisht ne tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 – 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme per punimin e tokes është me e kufizuar.

Bimet mbillen ne te 3 kendet e nje trekendeshi trebrinjeshem. Numri i bimeve ne kete rast është 12-15% me i larte se sa forma katrore apo ajo e katerkendeshit kendrejt te mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet et jetë piramidale ose kupore.

d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet ne toka shume te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet et behet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresine me te madhe. Ne kete rast per çdo bime edhe e domosdoshme te behet nga nje vetullore me nje siperfaqe rreth 8-12 m2 per secilen.

DENDESIA E MBJELLJES SE PEMEVE

Numri i bimeve per njesi te siperfaqes, percaktohet ne varesi te relievit te tokes, kultivarit, nensharteses, shkalles se mekanizimit, formes se mbajtjes se kurores, etj. Duhet theksuar se tendenca e sotme e kultivuesve te pemetoreve ne disa vende te tjera, por edhe ne vendin tone është:

i) Ne zgjedhjen e kultivareve qe zhvillojne kurore te ulet dhe te mbledhur, kryesisht  te  shartuara  me  nenshartesa  vegjetative;

ii)  Te  pershtatshme  per  te  pranuar aplikimin e krasitjeve per te formuar kurora te uleta dhe te detyruara;

iii) Ne zvogelimin e distancave te mbjelljes se bimeve ne rresht dhe ne mes rreshtave, rrjedhimisht ne rritjen e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, etj.

Rritja e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, sipas eksperiencave te vendeve te tjera ka vertetuar se siguron permiresimin e cilesise se prodhimit dhe rritjen e rendimentit. Ndërsa ulja e kurores jo vetem qe rrit cilesine e prodhimeve, por rrit edhe mundesine e vjeljes me dore (kur destinohen per konsum te fresket) dhe ate te mekanizuar (kur destinohen per perpunim industrial).

Fidanat e shartuara me nenshartesa vegjetative, kane disa avantazhe por edhe disa disavantazhe, ku disa nga keto jane:

  1. a) avantazhet:

– Rrisin numrin e bimeve per njesi te siperfaqes, nepermjet zvogelimit te distancave te mbjelljes;

– Uljen e madhesise se kurorave ne 25-30% nga ajo e zakonshme dhe disiplinimin e saj nepermjet formave te detyruara te krasitjes (kryesisht palmete, cordon, etj).

– Ulet sasia e prodhimit per bime, por si rezultat i shtimit te numrit te bimeve ne 25-35% me shume rritet prodhimi per njesi te siperfaqes dhe shumefishohet cilesia e frutave;

–  futen ne  prodhim  te  plote ne  nje  periudhe shume te  shkurter (2-3 vjet per  mollen, kumbullen, pjeshken, kajsine, etj, 4-5 vjet per dardhen, etj, nga 6-10 vjet qe duhen ne rastet e shartimeve me nenshartesat e egra;

– Zevendesohet plotesisht procedura e vjeljes me dore, etj.

  1. b) disavantazhet:

– Kerkojne sisteme mbështëtese;

– Ulet periudha e shfrytezimit nga 30-50 vjet qe mund te shfrytezohen pemet e shartuara me nenshartesa te egra, ne 20-30 vjet te ato te shartuara me nenshartesa vegjetative, etj.

Distancat  e  mbjelljeve  duhet  te  percaktohen  ne  varesi  te  llojit,  kultivarit,  relievit, nensharteses, kushteve te ujitjes, etj, disa nga rekomandimet jane paraqitur ne tabelat nr. 1. Ne tabelen nr. 2, jepen distancat e aplikuara per speciet dhe kultivaret e furnizuar nga projekti FAO.

Tabele 1. Distancat e rekomanduara te mbjelljeve sipas relievit dhe specieve frutore (m)

Tabele 2. Distancat dhe rekomandime teknike per mënyrën e kultivimit te disa specieve dhe kultivaret te furnizuara nga projektit FAO per periudhen 2004-2007