Pjepri Dimërak i verdhë
Specia: Cucumis melo, var.inodorus L.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme dhe jugore, njihet e kultivohet për mëse 80-100 vjet. Në zonën e Tiranës njihet edhe si “Dimërak i Baldushkut”, kurse në zonën e Myzeqesë si “Pjepër dimërak”. Fara e tij mbahet e trashëgohet brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5-10 % të sipërfaqes së mbjellë me pjepër në zonë.
Përshkrimi: Formon bimë me 3-4 lastar të rendit të parë, të gjatë. Gjethet janë ovale, me madhësi mesatare, me ngjyrë jeshile mesatare. Frutat janë të rrumbullakët, formë sfere, me lëkur të lëmuar, me ngjyrë të verdhë dhe mozaik të gjelbër të errët, me madhësi 2.0 – 3.0 kg. Tuli ka ngjyrë të bardhë, me konsistencë të mirë, me aromë të mire dhe ëmbëlsi mesatare.
Kultivimi: Në traditën e bahçevanëve mbillet me farë në gropëza të përgatitura mirë me pleh organik. Fara mbillet në fushë në fund të muajit prill dhe fillimi i Majit, kurse vjelja e prodhimit fillon në gusht dhe vazhdon deri në tetor.
Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Jep prodhim të vonë. Fruta me konsistencë të mirë dhe të ëmbël, të qëndrueshëm në transporte të gjata. Frutat mund të ruhen në hangarë, për 2-3 muaj.
Negative: Qëndrueshmëri me- satare ndaj sëmundjeve. Prodhimtari relativisht të ulët.
Përdorimi: Përdoret për konsum të freskët, në familje dhe tregun lokal.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.