Reklame:

Ulliri Karen

KAREN:   Olea europaea L. ssp.sativa

SINONIME: Ska

ORIGJINA:  TIRANE

TREGUESIT BIOMORFOLOGJIK:

Pema: ka kurore kupore mesatarisht voluminoze, te rralle. Ndernyje vogla mesatare (1.9-2.7 cm).

GJETHJA: forme eliptike. mesatarisht te shkurter (L=43), jane te ngushta (l=8). Raport L/l   (4.8). Nervatura gjatesore e drejte (80), iponastike (18) Ngjyre ulli ne gri ne faqen e siperme. Siperfaqja gjethore shume e vogel (S=237mm²)

LULJA: Kranthi i shkurter  (13). n⁰lule/kranth  i ulet (7-9), renditur (1:5:3). Strukture kompakt i shkurter. Forme vile e cregullt.

FRUTI: Fruti berthokel me epikarp te kuq-zi dhe pulpe te bardhe. Forme oval, lehtesisht dardhe,  simetrik. Pesha mesatare (2,23)r, Mesatar i gjate (D=18.4): Diametri  transversal  maksimal,  qendror  (d=13.1).  Raport  D/d (1.4).   Epikarp i pluhurizuar me lenticele mesatare.

Endokarpi  peshe shume te  vogel (0.28g), i gjate (D=12.6), i gjere (d=6.2). Diametri D/d (1.9). Raporti Pulp/Endokarp (6.9). Forma ovale. Lehtesisht  asimetrik. Forma  e bazes  e ngushte me maje. Siperfaqe e lemuar,  forma e majes lehtesisht rrethore. Numuri brazdave fibroze te pakta (5.6).

PJEKJA: e voneshme e shkallezuar. Rezistenca e lidhjes se bishtit e dobet.

Karakteristika teknologjike: pjeserisht autofertil, abort vezori i uket (11), kapacitet rrenjezimi e larte (76-86), prodhim periodic, futet mesatarisht heret ne prodhim.

I ndjeshem ndaj Cycloconium oleaginum, Rezistent ndaj Pseudomonas, i ndjeshem kundrejt Bractocera oleae. Rezistent ndaj te ftohtitt dhe thatesires.

PËRDORIMI: Vaj. 24-26% vaj.

ZONA E PËRHAPJES: I perhapur ne Tirane, Elbasan.