Reklame:

Rrjeti 5G dhe permiresimet qe do i sjelle jetes moderne!

Shpejtësia e internetit 5G do të mundet të përmirësojë mënyrën se si njeriu udhëton. Makinat që ngiten vetë kanë qenë në radar për një kohë të gjatë, por me një rrjet 5G ato mund të bëhen realitet.

Anëtarët e industrisë pretendojnë se 5G është 100 herë më shpejt se 4G dhe se një numër i madh i makinash do të mund të lidhen në rrjet njëkohësisht. Kjo do t’i mundësojë automjeteve të flasin me njëri-tjetrin në kohë reale: ata do të dinë kur një makinë tjetër po ndryshon korsi ose frenon dhe mund të përshtaten për të menaxhuar trafikun në përputhje me rrethanat.

Përfitimet e 5G nuk ndalen këtu. Rrjeti gjithashtu mund të ketë ndikime mjedisore nëse përdoret në ‘bujqësinë e zgjuar’.

Bletët janë shumë të rëndësishme për zinxhirin tonë ushqimor dhe si të tilla, njerëzimi duhet t’i mbrojë ato. Teknologjia 5G mund të përdoret për të kontrolluar në kohë reale shëndetin e çdo blete dhe çdo hoji.

Natyrisht, sa kohë ne përpiqemi të kuptojmë 5G, shkencëtarët po punojnë për të sjellë 6G.

“5G është  mirë, por 6G është më mirë”, thotë Ari Pouttu, profesor i shkencave në Universitetin e Oulun, Finlandë.

Pritet të fillojë në 2030, 6G do të jetë një zhvillim përtej smartfonit. “Le t’i lëmë telefonat e mençur larg dhe të mendojmë se si njerëzit ndërveprojnë me infrastrukturën,” thotë Poutto. “Ju mund të keni sipërfaqe të zgjuara me elektronikë në to, syze të zgjuara, në mënyrë që të keni pajisje elektronike kudo, për t’iu lehtësuar jetesën”.