Domatja “Pistilkë” e Korçës
Specia: Solanum lycopersicum L.
Përhapja: Në zonën e Korçës e Pogradecit njihet e kultivohet për më se 80-100 vjet. Mendohet se është me orgjinë nga SHBA-të. Fara është ruajtur nga bahçevanët dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes së domates në zonë.
Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufizuar, me masë gjethore mesatarisht të dendur, lulëri e thjeshtë, 6-8 lulesa/bimë, me 10-12 fruta në lulesë. Ata janë të vegjël në formë kumbullore, peshë mesatare 35 – 40 g, ngjyrë e kuqe intensive, me shije të veçantë.
Kultivimi: Domate me cikël të shkurtër dhe pjekje të hershme. Mbillet në 10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-9 javë, në mes të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont de Bary ) dhe temperaturave të ulëta.
Negative: Jep prodhim relativisht të ulët, por të qëndrueshëm;
Përdorimi: Përdoret si e freskët dhe gatime të ndryshme. Preferohet për konsum në familje.
Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje