Reklame:

Domatja “Pistilke” e Korçes

Domatja “Pistilkë” e Korçës

Specia: Solanum lycopersicum  L.

Përhapja:  Në  zonën e  Korçës e  Pogradecit  njihet  e  kultivohet  për  më  se 80-100  vjet.  Mendohet se është  me  orgjinë  nga  SHBA-të.  Fara  është  ruajtur  nga bahçevanët dhe  trashëguar brez  pas brezi. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipërfaqes së domates në zonë.

Përshkrimi: Bimë  e  tipit të  pakufizuar,  me  masë gjethore  mesatarisht  të  dendur, lulëri e thjeshtë, 6-8  lulesa/bimë, me 10-12 fruta në lulesë. Ata janë  të  vegjël  në  formë kumbullore, peshë mesatare 35 – 40 g, ngjyrë e kuqe intensive, me shije të veçantë.

Kultivimi: Domate me cikël të shkurtër dhe pjekje të hershme. Mbillet në 10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-9 javë, në  mes të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para  të vjeshtës.

Rendimenti: rreth 35 -40 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont de Bary ) dhe temperaturave të ulëta.

Negative: Jep prodhim relativisht të ulët, por të qëndrueshëm;

Përdorimi: Përdoret si e freskët dhe gatime të ndryshme. Preferohet për konsum në familje.

Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje