Reklame:

Pjeshka: Renia e çmimit dhe mungesa e industrise Agroperpunuese po demton kultivuesit

Vellezerit Paja ne Gjocaj te Peqinit kane mbi 10 vite qe meren me kultivimin e pjeshkes. Tradita e pjeshkes ne kete zone ku toka e pasur nga aluvionet dhe humusi nga prurjet e dikurshme te shkumbinit eshte kthyer ne nje burim jetese per familjet e tyre.

Si gjithmone mungesa e organizimit dhe informacionit penalizon çdo fermer, pamvaresisht cilesise se mallit.

Pjeshka keto dy dite ka pesuar renie te çmimit ne vlera 20 leke çka eshte nje humbje e madhe per çdo fermer.

Kultivuesit e ketij fruti tashme jane te deshperuar dhe pohojne se nuk ju bejne krahet te punojne ne tokat e tyre me keto çmime.

Çmimi nen kosto eshte shkaku i deshperimit te thelle te fermereve, pasi vlera 20 – 30 leke per kg eshte fundoses per ta. Kujtojme qe pjeshka cilesia e trete vitin e kaluar nuk ra nen 60 leke, ndersa cilesia e pare u shit mbi 100 leke.

Nje tjeter problem eshte edhe nje sasi prodhimi e cila nuk eshte e cilesise se pare nga madhesia e frutit dhe nuk mund te shitet ne treg per konsum por eshte shume i mire per industrine ushqimore apo agroperpunuese. Nese ky produkt do arrinte te pakten te shitej per industrine perpunuese si per lengje apo per komposto do te ishte nje lehtesim shum i madh per fermeret.

Investimi ne keta dy sektore nuk ka zhvillim pasi ka munguar stimuli ose suporti shteteror.

Fermeri duhet mbeshtetur me qellim qe te kete interes per te vazhduar mbajtjen gjalle te sektorit bujqesor si nje nga dy kollonat baze te punesimit dhe krijimit te te ardhurave, bujqesia dhe Turizmi.