Një leukoplast mund “të riparojë” plagët duke u frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e lëkurës pa lënë gjurmë.
Leukoplasti përdor të njëjtën proteinë, të quajtur actin: i prodhuar nga qelizat embrionale të lëkurës, sa herë që ka një plagë aktive ai tërheq skajet e plagës në mënyrë që ta zhdukë përfundimisht atë.
Ky leukoplast u shpik në Universitetin e Harvardit dhe rezultati u botua në revistën ”Science Advances”.
Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese.
“Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për plagët kronike si ulçera diabetike”, theksuan studiuesit.
Për të imituar lëkurën jashtëzakonisht elastike të embrioneve, kërkuesit krijuan leukoplastin me materialin e quajtur hidrogel, i përbërë nga 90% ujë: i vetmi i aftë të riprodhojë të njëjtën aftësi për t’u kontraktuar me lëkurën.