Reklame:

Domate kokerr vogel e Shales

Domate kokërr vogël e Shalës

Specia: Solanum lycopersicum L.

Përhapja: Në zonën e Shalës së Dukagjinit  (Shkodër) kultivohet  për  më se 70-80  vjet;  fara  mbahet nga  familjet duke  e trashëguar brez  pas brezi. Aktu- alisht zë  rreth 10-15  % të sipërfaqes së domates në zonë.

Përshkrimi: Bimë e tipit të pakufizuar, me ndërnyje të shkurtra; lulëri e thjeshtë, 7-8 lulesa/ bimë, me  10-12  fruta në  lulesë; fruta të vegjël  me majucë,  me  peshë mesatare 30-35  g, ngjyrë e kuqe  e plotë, me shije të veçantë.

Kultivimi: Domate  me  cikël  të shkurtër. Mbillet në fushë  rreth  10-15 maj dhe vjelja e prodhimit fillon pas 8-10 javë, në mes të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para  të vjeshtës.

Rendimenti: rreth 15 -25 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: E freskët dhe për gatime të ndryshme. Preferohet për konsum në  familje dhe për tregun  lokal.

Rreziku: Është në rrezik zhdukjeje.