Reklame:

Kultivimi i rrushit ne sera, risi dhe sukses per fermeret

Kultivimi i rrushit ne sera eshte nje nga format e perhapura se fundmi ne disa zona dhe rezultati nuk mungon.
Asgje nuk eshte e veshtire nese respektohen rregullat baze si ne çdo kulture tjeter” – shprehet Besnik Kasapi, nje nga fermeret qe kultivon varietetin e rrushit Viktoria prej 3 vjetesh.

– Mjafton te ndjekesh protokollin qe ka lene AREB nepermjet specialistit te njohur Dhimiter (Mico) Qorri, dhe rezultati eshte pozitiv e me rendiment te kenaqshem. Vreshti kerkon pune sistematike dhe nese ndjek udhezimet e specialistit, çdo problem i shfaqur apo situate kalohet me lehtesi.

 

Sera por edhe fusha kane nevoje per liber protokolli, si nje menyre per te kontrolluar bimen ne çdo faze por edhe per te mbrojtur produktin ne rastet kur abuzuesit apo keqinformuesit brenda dhe jashte vendit perpiqen te demtojne apo konkurojne padrejtesisht dhe me forma nga me te ndryshmet.

“Ky protokoll me ka nxjerre faqebardhe mua si fermer, Miçon si keshillues por edhe kompanine Doni Fruits i cili ka vleresuar kenaqshem prodhimin dhe djersen time duke bere te mundur qe sot rrushi Viktoria eshte tregetuar e konsumuar i gjithe per export ne Gjermani, Rumani, Serbi e Bosnje”. – u shpreh Besnik Kasapi.
Viktoria jep afersisht 25 kg rrush per bime dhe Besniku eshte ne vitin e trete te prodhimit. Ne sera mbillet ne distance 2,1 – 2,2 m fidani nga njeri tjetri.

Ne 6 dynyme sera Besniku ka mbjelle rreth 227 bime/dynym. Rendimenti per keto vite ka qene afro 60 kv/dy. Çmimi mesatar gjate sezonit te shitjes ka qene 100 leke/kg
Dhimiter (Mico) Qorri Dr. e specialist bujqesie shprehet i kenaqur nga ky bashkepunim dhe ne veçanti per respektimin e çdo keshille te leshuar nga AREB, veçanerisht per mbajtjen e protokollit te seres ne menyre korrekte dhe kjo lehteson gjithe procesin e rritjes se frutit por nga ana tjeter mbron fermerin si dhe rrit sigurine e produktit tek konsumatori.

 

Produkti trajtohet e pergatitet gjate javes se vjeljes me qellim qe te jete ne parametrat optimale si dhe rezistent gjate transportit per ne destinacion.
Agronews.al ne bashkepunim me AREB si dhe fermerin Besnik Kasapi do te ndjekin ne çdo faze te trajtimit te tokes, pemes se hardhise si dhe proceseve qe do te kryhen gjate nje viti deri ne marrjen e prodhimit ne sezonin e ardhshem ne muajin qershor. Aktualisht Besniku sapo ka filluar pergatitjen e tokes duke e frezuar per largimin e barerave te keqija si dhe ruajtjen e saj nga demtues te ndryshem.