Turizmi eshte nje nga dy shtyllat ku do te mbeshtetet ekonomia shqiptare ne te ardhmen, pas sektorit te bujqesise. Ne funksion te kesaj nisme eshte dhe njohja e historise si dhe kthimi i saj ne atraksion turistik si nje nga menyrat per te thithur turiste por njeherazi edhe per ta pranuar e
publikuar ate pjese te erret te historise se komunizmit ne Shqiperi.
Brezat e rinj duhet ta njohin ate pjese te erret te historise se vendit tone, Shqiperise dhe nje nga menyrat me te mira jane bashkepunimet me njesite vendore dhe mirekuptimi per te pare ne kete zhvillim te miren e perbashket.
Mungesa e komplekseve komuniste dhe nisma me fokus thithjen e turisteve eshte edhe ajo mes Bashkise Lushnje nepermejt Njesise Administrative Krutje me Autoritetin e
Dosjeve ne funksion te ngritjes se Monumenteve te Memories apo Kujteses me qellim njohjen e histories dhe vecanerisht ish-sektorin e Gjazes, nje nga vendet e internimit dhe vuajtjes se denimit kolektiv te familjeve qe nuk pranuan dhe perkrahen sistemin e instaluar komunist ne Shqiperi.
Ky projekt konsiston ne riparimin dhe evidentimin nepermjet programeve te veçanta te disa banesave egzistuese ne
kete fshat si shtepia ku ka jetuar per te vuajtur denimin per disa vjet dom Mikel Koliqi apo familjet e nderuara te Mirakajve, Nasufi (Dine), Markagjoni, Agolli, Matjani, Seali Xhydo, Sadedini e shume familje te tjera fisnike ku mund te ruhen disa elemente te godinave si dhe pasurohen me elemente te tjere ne bashkepunim me familjet apo trashegimtaret e tyre.
Ne nje postim te faqes “Turizmi ne Krutje” njesia administrative shprehet per nisjen e ketij
projekti bile ka filluar edhe pergatitja e axhendes. Duhet vleresuar ne kete projekt edhe gadishmeria e z. Agim Qose administratotr i njesise Krutje per mbeshtetjen dhe gadishmerine qe tregon ndaj ketyre nismave qe tregojne se ne shoqerine tone ka mjaft njerez te cilet punojne dhe besojne per nje ndryshim pozitiv te shoqerise dhe rritjes se shpreses per te rinjte, per te larguar mendimin tek te rinjte se ky vend nuk behet.