Reklame:

Speci Gogozhare

Speci Gogozhare

Specia: Capsicum annuum L

Përhapja: Në zonën e Korçës njihet dhe kultivohet për më se 80-100  vjet. Fara është mbajtur, ruajtur dhe  trashëguar ndër  breza nga  bahçevanët. Aktualisht, zë më pak se 5% të sipërfaqes së mbjell me spec në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.

Përshkrimi: Bimët  kanë  trup  të  ulët  40-45  cm,  kërcell  të  trashë dhe  me  pak  degëzime. Gjethe të mëdha, të gjera, eliptike dhe me ngjyrë të gjelbër të errët.  Prodhon 7-10 fruta për bimë. Ata kanë  formë të rrumbullakët plloçakë (si domate), me 6-8 brinjë, peshë mesatare 80-100  g. Në pjekjen teknike kanë  ngjyrë të gjelbër të errët, kurse në  atë  biologjike të kuqe  intensive.

Fryti, në  përgjithësi ka tre fole, por ka raste edhe me  katër  fole të farërave. Tuli është shumë i trashë dhe  i ngjeshur. Është spec i ëmbël, i lëngshëm dhe  me shije të mirë. Ky spec ka periudhë vegjetacioni gjysmë të vonë deri në të vonë.

Kultivimi: Farat  mbillen në  farishte në  gjysmën e dytë  të shkurtit dhe  fidanët në fushë 10-15  maj. Prodhimi fillon në muajin gusht dhe  vazhdon deri në ngricat e para  të vjeshtës.

Rendimenti: rreth 25-30 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, tem- peraturave të ulëta dhe të larta.

Negative: Nuk ka.

Përdorimi: I freskët, në  sallata dhe  ga- time të ndryshme, por dhe për- punim,  në  familje  dhe  për  tregun lokal.

Risku: Me futjen e farërave të importit  po mbillet gjithnjë  e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare dhe është në rrezik zhdukjeje.