Zdrava shpk ka filluar grumbullimin e domates per salce sipas parashikimit me fermeret me te cilet kane lidhur kontraten.
Mendojme te mbledhim reth 2000 ton e mbase dhe me shume – shprehet Arbeni, administratori i kompanise.
Lushnja dhe Kavaja jane dy zonat ku jemi perqendruar si per shkak te siperfaqeve te lira tokes por edhe eksperiences se punonjesve ne kete kulture.
Fare italiane e pelqyeshme per salce koncetrat, si nje nga kerkesat me te medha ne tregun boteror.
Firma Zdrava per çdo vit shton partnere te rinj ne listen e vendeve qe kerkojne dhe pelqejne prodhimet e ketij subjekti.
Zdrava eshte nje nder kompanite me te medha te eksportit te produkteve me logon MADE IN ALBANIA ne te gjithe Ballkanin dhe Europen si per frutat e dhe perimet e fresketa por dhe ato te perpunuara dhe te konservuara.
Investimi i firmes ne sektorin e perpunimit i jep nje ndihme shume te madhe fermereve duke rritur mundesite e tyre te shitjes se podhimeve bujqesore.
Ne vitin 2016 e ne vazhdim kompania u zgjerua duke instaluar fabrike per prodhimin e koncentratit te domates si dhe nen produktet e saj duke e shitur ate ne tregun vendas por edhe ne tregun Europian dhe Amerikan.