Reklame:

Kosi natyral lufton obezitetin

Kosi është produkti numër një që lufton obezitetin për shumë arsye. Së pari, forcon sistemin imunitar, është i mirë për kockat dhe ndihmon në reduktimin e urisë së tepruar.

Por që kjo të ketë rezultat, duhet të konsumoni kos natyral. Sepse një kos i përpunuar përbëhet nga kombinimi i kosit dhe produkteve të tjerë si p.sh., xhelatinë, sheqer dhe aroma. Sipas aktivistëve të “Food Foundation”, kosi “Muller Corner” (markë lider në 15 % të tregut) përmban 21 deri në 30 gr. sheqer. Pra, shumica e kosit përbëhet nga sheqeri i shtuar dhe jo nga sheqeri natyral i qumështit.

Për një fëmijë, kjo është thuajse sa sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të merret gjatë gjithë ditës. Por për të mbështetur shitjet, kompania Muller ka investuar fuqishëm tek reklama sepse është shpenzuesi më i madh bulmetor në këtë drejtim, me 10 milionë sterlina në vit.

Ndaj, Muller i mbron markat e kompanisë, duke theksuar se ato duhen konsumuar si pjesë e një diete të ndryshme dhe të balancuar.

Por aktivistët nuk janë të kënaqur. Sipas tyre, kërkojnë kufizime më të forta ndaj kësaj industrie të ushqimit, duke nisur nga reklamat e tyre të shumta.