Reklame:

Rome: 5 cent per biletat e transportit publik per çdo shishe plastike te ricikluar

Udhëtarët në Romë tani mund të fitojnë pesë cent për biletat e tyre të transportit publik për çdo shishe plastike që riciklojnë në makina speciale që ndodhen rreth stacioneve të metrosë. Qyteti i Romës ka realizuar tre makina të tilla prove dhe transaksioni funksionon përmes një skanimi në telefonat e përdoruesve.

“Është vërtet një lajm i mirë për qytetin tonë,” thotë Adolfo Franzo, një banor i Romës duke provuar një nga makinetat. “Unë besoj që së shpejti do të ketë radhë të pafundme, kështu që do të lind nevoja për më shumë makineta për mbledhjen e plastikave,” shton ai.

Sipas autoritetit të transportit të Romës ATAC, ato pesë cent shkojnë në llogarinë e pasagjerit në aplikacionet e partnerëve, “MyCicero” ose “Tabnet”, të cilat mund të ndërrohen me bileta të transportit publik. “Në momentet kur po flasim gjithnjë e më shumë për kriptomonedhat kemi edhe monedhën plastike, një sistem ku ndihmojmë në mbledhjen dhe riciklimin dhe në të njëjtën kohë ndërtojmë një lidhje besnikërie me klientët tanë. Zakonet e mira të banorëve lokalë gjithashtu do të shpërblehen ,” shton Presidenti i ATAC, Paolo Simioni.

Duket se njerëzit janë universalisht optimistë për suksesin e skemës. Banorët besojnë se vetëm tre makina nuk do të jenë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën. (Euronews)