Reklame:

Zhbllokohet ngerçi i AMTP-ve, Bashkia Lushnje nis dhenien e Çertifikatave te Pronesise se Tokave Bujqesore

Ndryshimi me i fundit ligjor nga ana e qeverise lidhur me hipotekimin e tokave i jep akses Bashkise Lushnje te nise procesin e paisjes me çertifikata pronesie te fermereve. Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi (AMTP) tashme eshte zhbllokuar dhe ka nisur sherbimi per te gjithe te interesuarit qe ne rrethin e Lushnjes jane te shumte.
Çertifikatat e tokes jane nje nga kushtet baze te perfitimit nga subvencionet dhe grandeve te ndryshme ne sektorin e bujqesise dhe shume fermere jane penalizuar te perfitojne nga keto grande pikerisht nga mungesa e ketij dokumenti ne dosjet e tyre.

Ne emisionin Agronews Drejtori i Zyres se Bujqesise ne Bashkine Lushnje Z. Shpetim Kasapi ka deklaruar se bashkia ka hapur nje zyre te posaçme per ti sherbyer qytetareve per ti paisur me dokumentin e AMTP-se.
“Mjafton nje çertifikate e gushtit te vitit 1991 dhe nje kerkese per paisjen me  çertifikate pronesie dhe gjithe procedurat e tjera kryehen nga ana e bashkise Lushnje” – shprehet zoti Kasapi.
Juristi Gesti Hoxha ka deklaruar se mbledhja e dokumenteve nga ana e bashkise per nje aplikim zgjat mesatarisht 2 jave dhe me pas nis dhenia e dublikatit te AMTP-se.
Per detaje te tjera ju ftojme te ndiqni emisionin e plote Agronews te drejtuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi dedikuar nisjes se dhenies se AMTP-ve per fermeret.