Piku i prodhimeve te stines si dhe mungesa e kontrolleve nga strukturat tatimore dhe nga Autoriteti i Konkurences kane bere qe tregetaret vendas te rrisin me disa here çmimet e prodhimeve bujqesore vendase, frenojne konsumin dhe si pasoje uljen e çmimit per fermeret.
Çmimi i nje produkti te shitur me shumice ne Lushnje i cili blihet nga tregtaret e qyteteve te tjera si Tirana apo Durresi pa perjashtuar qytetet e tjera, merr mesatarisht nje rritje prej 50 deri ne 80 leke per kg.
Ky abuzim me çmimet ka ulur ndjeshem fuqine blerese dhe kerkesen per te blere produktet e stines cka perkthehet ne humbje te medha per fermeret. Duke ditur qe kjo periudhe eshte edhe periudha me sasine me te madhe te prodhuar te fruta – perimeve shume prej ketyre produkteve hidhen poshte pasi nuk justifikojne koston e prodhimit.
Akoma me te veshtire e ben kete proces mungesa e linjave agroperpunuese.
Ekonomia e dobet, largimi i nje numri te madh shqiptaresh por edhe rritja e çmimit te pajustifikuar nga prodhuesi tek konsumatori kane krijuar stogje te pjeshkes, qepes apo prodhimeve te tjera duke ulur çmimin dhe krijimin e nje ngerçi per fermeret prodhues.
Ne keto rrethana mjaft fermereve u mbetet prodhimi pa shitur pasi dalja per disa dite ne treg dhe koha e gjate e qendrimit te prodhimit e zhvleresojne mallin dhe çmimi qe ofron tregu nuk justifikon kohen dhe mundin e harxhuar.