Vellezerit Paja nga Gjocaj i Peqinit, kane vite qe meren me kultivimin e pjeshkes. Ky vit ka krijuar veshtiresi ne shitjen e pjeshkes per keto dite per shkak te daljes se prodhimeve vendore ne vendet fqinje por edhe si pasoje e fuqise se ulet blerese.
Ekonomia e dobet, largimi i nje numri te madh shqiptaresh por edhe rritja e çmimit te pajustifikuar nga prodhuesi tek konsumatori kane krijuar stogje te pjeshkes, qepes apo prodhimeve te tjera duke ulur çmimin dhe krijimin e nje ngerçi per fermeret prodhues.
Pjeshka kerkon kushte frigoriferike per tu ruajtur dhe ne mungese te tyre duhet gjetur nje zgjidhje.
Horizont EU ne Bashkepunim me Myftinine Lushnje si dhe Kishen Ungjillore zgjidhen lehtesisht nje siklet te fermereve Paja. Idese se nipit te tyre Edi Sharka ju bashkuan drejtues te organizatave dhe komuniteteve fetare duke shperndare afro 5 kv pjeshka qe nuk u shit edhe pse e nje cilesie shume te mire per konsum, duke jua shperndare njerezve dhe besimtareve ne nevoje.
Asnje kokerr pjeshke nuk shkoi dem, perkundrazi u dha kenaqesi dhjetera familjeve ne nevoje qe i konsunuan falas.
Myftinia Lushnje beri te mundur shperdarjen e pjeshkeve per rreth 70 familje ne nevoje duke shuar sado pak varferine e tyre.
Kisha Ungjillore gjithashtu arriti te shperndante ne 50 familje dhe nje grupi te komunitetit Rom prej 15 personash.
Nisma te kesaj natyre duhen perqafuar e nxitur pasi nuk ka pse fermeret ti hedhin neper parcela apo kanale kur nuk shiten per shkak te çmimit te ulet.
Lushnja ka nje super prodhim dhe prodhime te mbetura do te kete vazhdimisht.
Ngritja e nje qendre sociale per grumbullim dhe shperndarje falas sipas nevojave, perveç deshires dhe vullnetarizmit ka nevoje edhe per nje infrastrukture ndihmese te domozdoshme si mjetet, nje frigorifer dhe nje magazine per te qene aktive ne çdo kohe. Ka ardhur koha e organizimit ne nivele edhe me te avancuara ku shume aktore e lehtesojne procesin dhe ne kete menyre asgje nuk shkon dem por perkundrazi ushqehen qindra njerez dhe familje ne nevoje.
Sh. Bylykbashi