Përparimi i Xylella fastidiosa në Pulia është i pamëshirshëm, duke perpire siperfaqet e mbjella me ullinj ku nuk ka kursyer as ullinjt lashtë në këtë rajon jugor italian.
Bakteri ka shkatërruar ekonominë dhe fshatrat e ketij rajoni që nga mbërritja në 2013.
Për të mbijetuar, prodhuesit vendorë të vajit të ullirit janë të detyruar të importojnë ullinjtë e tyre nga rajone të tjera deri më tani të pa prekura, apo edhe jashtë vendit.
Nuk ka shërim për kete sëmundje te mbartur nga insektet, por i vetmi shpetim eshte zbulimi i varieteteve rezistente të ullirit ndaj kesaj semundje shkaterruese. (AFP)