Reklame:

18.3 mld leke produkte jashte kufijve – Rriten eksportet ne bujqesi, bie blegtoria

Eksportet bujqësore janë regjistruar në vlerën e rreth 18.3 miliardë lekëve në gjysmën e parë të vitit, apo me një rritje prej rreth 1.9 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për periudhën Janar-Qershor 2019, vihet re se kontributin kryesor në rritje e ka pasur bujqësia me 24.1 për qind dhe në total në rreth 8 miliardë lekë.

Po ashtu, edhe eksporti i produkteve agroindustriale është regjistruar me rritje, duke akumuluar një total prej rreth 7.2 miliardë lekësh, apo 400 milionë me shumë. Peshkimi ka ndjekur një trajektore të çuditshme, pasi sasia e eksportuar shënohet në rënie, ndërsa në vlerë vihet re një rritje e lehtë me 4 për qind, duke u regjistruar në rreth  2.7 miliardë lekë. Ndërsa blegtoria ka performuar negativisht.

Megjithëse tregtia e produkteve blegtorale me jashtë është në nivele minimaliste, rënia ka qenë drastike me rreth 21.1 për qind, duke arritur në vlerën e rreth 424 milionë lekëve.  Importet në total kanë arritur vlerën e 56.5 miliardë lekë, duke bërë që defiçiti tregtar të jetë afro 38 miliardë lekë. (SCAN)