Reklame:

Mbeshtetje per blegtorine – Çuçi: Pakete e veçante, zgjerim i tufave

Por ndërsa blegtoria po ndjek një trajektore negative dhe eksportet janë në rënie, Ministria e Bujqësisë parashikon të rrisë edhe më shumë mbështetjen për këtë sektor, pas fokusit që iu dha gjatë këtij viti përmes  subvencioneve. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane të fshatit Linoz të Shëngjergjit, theksoi se për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të veçantë vitin e ardhshëm.

Sipas Ministrit Çuçi,  Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj fokusi do të jetë më shumë tek zgjerimi i tufave për mish. (SCAN)