Reklame:

AFP/ Ngrohja globale nje kercenim real per midhjen shqiptare

Agjencia e lajmeve AFP ka publikuar një artikull mbi riskun e zhdukjes së midhjes shqiptare si pasojë e temperaturave të larta. Sipas saj për të shpëtuar midhjet nga mikroorganizmat, fermerët tërheqin rrjetat e tyre jashtë ujit, duke i lejuar kështu ato të “marrin frymë” në sipërfaqe për dy ditë para se t’i zhysin përsëri.

Sidoqoftë, prodhimtaria ka rënë ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit. Në artikull evidentohet fakti se në ditët e sotme, rendimenti i kësaj industrie është pothuajse përgjysmuar. Gjatë vitit të kaluar, ajo ra në 2.000 tonë, si pasojë e temperaturave mbi 25 gradë Celsius. Gjatë tre viteve të fundit gati 90% e tyre është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme përballë fenomenit të ngrohjes globale.

Në shkrim thuhet se qeveria po lufton gjithashtu rrezikun e mos përfshirjes në tregun e BE, në mënyrë të tillë që eksportet, më fitimprurëse sesa shitjet e brendshme, të mund të rifillojnë.

Por, pasi temperaturat kërcënojnë midhjet të cilat janë duke u përpjekur të mbijetojnë në thellësinë e lagunës, nuk mbetet asgjë tjetër për fermerët veçse të presin me ankth parashikimet  ditore të motit. (AFP)