Reklame:

Gabimet me te medha qe bejme me vajin e ullirit

Vaji i ullirit ekstra i virgjer eshte ne top-listen e super ushqimeve per shkak te benefiteve te medha shendetesore dhe shijes se tij. Vajrat e ullirit permbajne yndyra te shendetshme, antioksidante dhe vitamina. Nje shishe vaj ulliri duhet te kete patjeter vend ne kuzhinen tone, por pa informacionin e duhur ne tentojme te bejme gabime ne ruajtjen dhe perdorimin e tij. Sipas eksperteve te nutricionit dhe gastronomise, ka 7 gabime kryesore qe ne tentojme te bejme kur perdorim vajin e ullirit.

Jo te gjithe vajrat e ullirit jane njesoj

Kur blejme vaj ulliri ne tentojme te zgjedhim ate me te lirin, i cili na leverdis me shume per xhepin, por harrojme qe jo te gjithe vajrat e ullirit jane njesoj. Ne perdorim nje lloj vaj ulliri per gjithçka, duke mos e marre ne konsiderate qellimin ideal te çdo vaj ulliri. Per shembull, disa pjata si pastat apo dressings te sallatave kerkojne nje shije me te fuqishme, prandaj eshte mire te zgjidhni marka premium. Ka vajra ulliri me shije te embel, me shije fryti dhe me shije te forte. Keshtu qe zgjidhni vajin e duhur per pjatat e duhura.

Ruajtja e vajit te ullirit

Nje nga gabimet me te zakonshme qe bejme ne, eshte se e ruajme vajin e ullirit ne vende ku i bie direkt drita e diellit. Nxehtesia ka shume ndikim tek vajrat e ullirit. Kjo gje mund te reduktoje benefitet shendetesore dhe vlerat e vajit te ullirit. Ruajeni ate ne temperaturen e dhomes, ne qilar ose kudo ku nuk gjenerohet nxehtesi.

E gjykoni nje ‘liber nga kopertina’

Si konsumatore, ne tentojme t’i blejme produktet duke i pare me sy dhe duke gjykuar nga ajo qe shohim. Zgjedhja e vajit te ullirit ne baze te ngjyres dhe nuances eshte diçka qe duhet te ndryshoje. Tek vaji i ullirit ngjyra percaktohet nga koha kur eshte vjele e perpunuar. Ne varesi te kohes apo sezonit kur eshte nxjerre, ngjyra e tij varion. Keshtu qe kjo nuk do te thote se njeri eshte me i mire se tjetri.

Vaji i ullirit ka nje date skadence

Pjesa me e madhe e vajrave te ullirit skadojne pas 24 muajsh. Keshtu qe ruajtja e tij per me gjate minimizon vlerat dhe rrit aciditetin e shijes se saj. Mbajeni vajin e ullirit te vjeter veç atij qe keni blere te fresket.

Gatuani mbi nxehtesine e lejuar

Vajrat e ullirit nuk jane te duhurat per skuqje te gjata ose gatime ne nxehte te larte. Temperatura e duhur per te gatuar vajin e ullirit eshte 180 grade, ne te kundert do t’i shkaterroheshin antioksidantet. Vaji i ullirit eshte shume i mire per metodat me avull dhe ushqimet e gatuara pak, por jo per ato qe kerkojne skuqje te gjate.

Ruajtja ne plastike ose qelq te tejdukshem

Vaji i ullirit eshte i ndjeshem, keshtu qe ndryshimi i oksigjenit mund te sjelle edhe ndryshime te shijes e komponenteve te tij. Keshtu qe kur blini konteniere per vaj ulliri, shmangni plastiken dhe qelqin e tejdukshem. Plastika mund te ndryshoje nivelet e oksigjenit ne te, kurse xhami i tejdukshem e ben me te ndjeshem ndaj drites dhe nxehtesise. Blini ene qelqi me ngjyre te erret.

Gatim me vajra delikate

Siç e thame dhe me lart, jo te gjithe vajrat e ullirit jane njesoj. Ka vajra ulliri delikate qe perdoren me teper per aromen dhe shijen e tyre. Ato perdoren me teper tek buka, sallatat e ftohta, bruksetat dhe pastat. Gatimi me keto vajra, u pakeson atyre shijen, aromen dhe sigurisht, vlerat