Reklame:

Mercedes Benz po prodhon kamione elektrike per te shmangur ndotjen e mjedisit gjate transportit te blerjeve ne internet

Blerja në internet e bën jetën më të lehtë për konsumatorët, por mund të dëmtojë mjedisin, veçanërisht nëse duhet bërë shpërndarja në çdo banesë. Automobilisti gjerman Daimler ka gjetur një mënyrë për të trajtuar krizën e klimës.

Zhvendosja e paketave nga një fabrikë në një depo dhe më pas shtëpia juaj shpesh kërkon përdorimin e automjeteve me gaz – dhe ato kontribuojnë ndjeshëm në emetimet e CO2.

Një studim i bërë nga Agora thotë se 38% e emetimeve të rrugëve europiane vijnë nga automjetet e rënda. Emetimet nga kamionët dhe autobusët janë rritur me një normë prej 2.2% në vit që nga viti 2000, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Daimler pjesë e Mercedes-Benz, thotë se kamionët e saj elektrikë eActros mund të ndihmojë në shpërndarjen në kohë pa ndotur ajrin.

Kamionët, të cilët po testohen në Gjermani dhe Zvicër, kanë një interval deri në 200 kilometra. Bateritë fuqizojnë sistemin e drejtimit, frenimin, dhe kondicionimin e ajrit.

Klientët e mundshëm tashmë shprehin interes, veçanërisht pasi disa qytete në Europë ndalojnë hyrjen e kamionëve të mëdhenj në qendrat e qyteteve. (SCAN)