PKDK pushtohet nga turistet

Parku Kombetar i Divjakes fale punes se palodhur te stafit te AdZM Fier dhe te investimeve te shumta te shoqatave mjedisore eshte transformuar ne nje destinacion turistik gjithnje e me te vizituar nga shqiptare e te huaj.

Gjate gjithe vitit ky park mirepret vizitore te shumte te cilet shijojne qetesine natyrore dhe bukurite e lagunes si dhe te species simbol “Pelikanit Kaçurrel”. Natyrisht fluksi i turisteve eshte gjate stines aktuale te veres ku ka mijera vizitore e pushues çdo dite te cilet i gjen kudo ne park.
Parku Kombetar i Divjakes sot eshte nje nga parqet natyrore me te vizituara per turizmin detar, natyror, ate te vezhgimit te shpendeve ujore.
Ditet e fundit Parku i Divjakes u vizitua edhe nga Abasadori i OSBE ne Shqiperi  z. Borchardt i cili me familjen e tij u njoh me pasurite dhe vlerat e medha natyrore te ketij parku.

Ardhja e sa me shume vizitoreve te huaj ne kete park, do te thote edhe rritje ekonomike per komunitetin.

Produktet e shumta bujqesore, blegtorale, sherbimet ne hoteleri apo banesat private, jane nje vlere e shtuar ne ekonomine familjare te komunitetit.
Turistet e huaj qe vijne per here te pare ne Divjake, befasohen nga natyra, flora dhe fauna e rralle, por edhe nga mikpritja dhe gatimet tradicionale te zones.

Parku Kombetar Divjake-Karavasta eshte nje zone e mbrojtur ne zonen bregdetare te Shqiperise, qe perbehet nga ekosisteme komplekse, shume te pasura ne biodiversitet dhe burime natyrore.
Se fundmi ku park ka rikthyer vemendjen e qeverise Japoneze me organizaten JICA e cila ka hartuar edhe Planin e Menaxhimit te Parkut Kombetar Divjake Karavasta.

Gjate nje takimi ndermjet perfaqesuesve te dy qeverive asaj Japoneze dhe Shqipetare u konfirmua vazhdimsia e mbeshtetjes se organizates JICA  ne projektin e PKDK.

Situata pozitive ne PKDK treguar nga numri i larte i vizitoreve vendas dhe te huaj si dhe miremenaxhimi i saj jane disa nga arsyet qe JICA po rikthehet serish ne Divjake dhe per kete nje merite te vecante ka Agjensia Kombetare e Zonave te Mbrojtura si dhe Administrata e Zonave te Mbrojtura Fier.