Mëlçia është përgjegjëse për kryerjen e një varg funksionesh thelbësore, ndër to edhe për filtrimin e gjakut si dhe largimin e toksinave, si alkooli, barnat dhe nënproduktet natyrore të metabolizmit.
Mbajtja e mëlçisë në gjendje të mirë, është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Nëse në organizëm do të fusni nutrientë ushqyes të shëndetshëm, atëherë do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, përfshirë edhe shëndetin e mëlçisë.
Kur mëlçia mbushet me toksina dhe ndotës, cikli natyror i punës së saj ngadalësohet. Përveç barnave dhe kimikateve të tjera, ne e mbingarkojmë mëlçinë tonë edhe me ushqime të përpunuara dhe të skuqura, veçanërisht kur ato konsumohen në sasi të mëdha.
Ekzistojnë shumë ushqime që mund të ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë në mënyrë natyrale.
Kafeja është një nga pijet më të mira për të nxitur shëndetin e mëlçisë. Studimet kanë treguar se pirja e kafesë në sasi të kufizuar mbron mëlçinë nga sëmundja, madje edhe tek ata persona që tashmë kanë probleme me këtë organ.
Po ashtu, çaji jeshil konsiderohet mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut e sidomos përfitime të veçanta ka për mëlçinë.
Mandej listohen edhe ushqime të tjera si: panxhari, boronica, mana, rrushi i kuq, molla, grejfruti, portokalli, limoni, hudhra, avokado, brokoli, lulelakra, karota, shafrani i Indisë, mjalti, perimet me gjethe dhe arrat.