Reklame:

Domatja “Çerre” e Tiranes

Domatja “Çerre” e Tiranës

Specia: Solanum lycopersicum L.

Përhapja: Në Shqipërinë e mesme, kryesisht në zonën e ulët por edhe kodrat  e Piskës e të Petrelës, njihet e kultivohet për më se 100 vjet. Fara  e saj është mbajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5 % të sipër- faqes së domates në zonë.

Përshkrimi: Ka bimë me masë të vogël, tipi i kufizuar (e shkurtër) dhe lulëri të përbërë. Zakonisht formon 1-2 lulesa / bimë. Frutat janë të rrumbullakët dhe të vegjël, rreth 25-30 g, me ngjyrë e kuqe intensive, me shije të mirë. Është shumë e hershme.

Kultivimi: Mbillet në fushë në fund të muajit Mars e deri nga fillimi Prillit dhe vjelja e prodhimit fillon në Qershor dhe vazhdon deri në ditët e para  të Korrikut.

Rendimenti: rreth 25 -30 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut (Phytophthora infestans (Mont) de Bary) dhe temperaturave të ulëta.

Negative: Jep prodhim të ulët.

Përdorimi: E freskët dhe gatime të ndryshme. Preferohet për konsum në familje.

Rreziku: Me futjen e farërave të importit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare, pra është në rrezik zhdukjeje.