Reklame:

Misrat jo vetem te shijshem por edhe te shendetshem

Misrat janë shumë të shijshëm sidomos në stinën e verës. Ato mund të konsumohen në mënyra të  ndryshme, të pjekura, të ziera dhe në gatime të ndryshme. Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni më shpesh të zier, në sallata dhe supa.

Por nëse e preferoni më shumë të pjekur atëherë përpiquni ti piqni vetë  sepse misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi. Ata shpesh janë të djegur dhe përmbajnë substanca të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Misrat përveçse shumë të shijshëm janë edhe të shëndetshëm. Përdorimi i është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore:

  1. Ndihmon zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës,
  2. Ndihmon personat që kanë diabetin, kjo pasi misri përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës,
  3. Ndihmon për funksionim sa më të mirë të trurit, kjo pasi misrat janë të pasur në vitamina B,
  4. Ndihmon aparatin tretës, shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri,
  5. Ndihmon shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten.