Reklame:

Ndryshimet klimatike -Rritje ekstreme te temperaturave deri ne vitin 2050

Sipas një analize të botuar së fundmi deri në vitin 2050, klima në Londër do të ngjasojë me atë të Madridit; Parisi do të jetë më shumë si Kanbera; Stokholmi si Budapesti, Moska dhe Sofja etj.

Ndryshimet mund të jenë edhe më dramatike për qytetet kryesore tropikale në botë si Kuala Lumpur, Xhakarta dhe Singapori të cilat do të përjetojnë kushte të rënda klimatike, duke rezultuar me mot ekstrem dhe thatësira të mëdha.

Studiuesit kontrolluan klimën në 520 qytetet më të mëdha të botës duke përdorur 19 ndryshore që reflektojnë ndryshueshmëri në temperaturë dhe reshje.

Ekipi i studiuesve krahasoi ngjashmëritë klimatike të qyteteve aktuale dhe të ardhshme me njëra-tjetrën.

Në të gjithë hemisferën veriore, qytetet në vitin 2050 do të ngjajnë me vende që janë mbi 1.000 kilometra (600 milje) në jug të ekuatorit.

Ata që janë afër ekuatorit nuk do të shohin ngrohje drastike por ka të ngjarë të kenë më shumë ekstreme të thatësirës dhe reshjeve.

Analiza tregon se 77 për qind e qyteteve në mbarë botën do të përjetojnë një ndryshim të habitshëm të kushteve klimatike, me 22 për qind që do të hasin kushte që aktualisht nuk ekzistojnë. Në Evropë në veçanti, qytetet do të jenë 3,5 °C më të ngrohtë në verë dhe 4,7 °C në dimër.

“Qëllimi i këtij punimi është që të gjithë të kuptojnë për atë që po ndodh me ndryshimin e klimës,” i tha AFP autori kryesor Jean-Francois Bastin.

Bastin, i cili është nga Belgjika, shtoi se nuk është i sigurt se deri në vitin 2060 vendi i tij do të pëson temperatura nën-zero gjatës stinës së dimrit.

Ndërsa temperaturat gjatë verës po rriten, më shumë njerëz në Evropën veriore do të blejnë kondicionerë, duke përdorur më shumë energjinë elektrike dhe ndoshta duke krijuar një cikël të mbrapshtë, shtoi ai.

“Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që shumica prej nesh janë pajtuar se ekziston një ndryshim i klimës i cili është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, por prapë ne nuk arrijmë ta transformojmë atë në veprime globale,” tha ai