Reklame:

Qepa e Drishtit

Qepa e Drishtit

Specia: Allium cepa L.

Përhapja: Në zonën e Drishtit të Shkodrës njihet e kultivohet për mbi 200 vjet. Kjo qepë kultivohet thuajse në gjithë qarkun  e Shkodrës. Fara  është mbajtur, ruajtur e trashëguar nga kopshtarët. Zë rreth 30-35 % të sipërfaqes së qepës në zonë.

Përshkrimi: Është mesatarisht e hershme. Karakterizohet nga bimë me shumë gjethe. Janë të gjata, me ngjyrë të gjelbër të çelur dhe që mbulohen nga një shtresë e hollë dyllore. Bulbet kanë madhësi mesatare. Luspat e jashtme, mbështjellëse të bulbit, kanë ngjyrë tjegulle, me nuanca më të errëta ose më të çelura. Luspat e brendshme kanë ngjyrë të bardhë qumështi. Ato përmbajnë 12-16%  lëndë të thatë.  Janë djegëse.

Qepa e Drishtit gjendet në dy forma kryesore:

  1. a) Forma me bulb konike të zgjatur, me luspa të jashtme të tra Është forma që ruhet më mirë e më gjatë pas vjeljes.
  2. b) Forma me bulb të rrumbullakët, me luspa të jashtme të holla. Ruhet për një periudhë relativisht më të shkurtër.

 

a) “Drishti” me bulbe konik

a) “Drishti” me bulbe konik
a) “Drishti” me bulbe konik

b) “Drishti” me bulbe të rrumbullakët

b) “Drishti” me bulbe të rrumbullakët

Kultivimi: Tradicionalisht kultivohet me qepujkë .

Teknologjia: Për  prodhimin  e  qepujkës  fara  mbillet në vllaja në periudhën 1–15 mars dhe qepujkat janë të gatshme për  vjelje  në  fillim të gushtit.  Pas vjeljes,  thahen dhe  ruhen  në  hangarë. Në vitin pasardhës, për  prodhimin e qepës së thatë,  qepujkat  mbillen  herët  në  pranverë, në largësitë 20×10-20  cm. Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje  e  bimëve.  Prodhimi  vjen  për  tu vjelë  në  gusht-shtator. Pas vjeljes, qepët thahen dhe ruhen  në hangarë.

Rendimenti: rreth 25-30 kv/dynym.

Veçantitë

Pozitive: Është mesatarisht  e  qëndrueshme ndaj  së- mundjeve dhe dëmtuesve. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Përdorimi: Preferohet për konsum të freskët dhe gatim në familje.

Risku: Është në  rrezik  zhdukjeje;  s’ është punuar për  seleksionimin  e  prodhimin  e farës.