Blerja e peshkut eshte detyre e veshtire. Por faktin nese jane te fresket ose jo, ata e tregojne me ane te disa shenjave.
- Shikoni eren e tij
Perpara se te blini ndonje gje, kryesisht peshkun, gjithmone ndieni aromen e tij. Nese ka ere te mire, atehere blijeni, eshte i fresket. Por nese ai ka ere te keqe, me mire mos u lodhni, se do te helmoheni. Kur peshku eshte i fresket do te leshoje aromen e liqenit ose detit, por nese ai eshte i prishur, me mire mos e provoni.
- Shikoni syrin e peshkut
Ju mund ta njihni nje person duke e pare ne sy. Ne te njejten menyre, ju mund te kuptoni edhe peshkun, nese eshte i fresket ose jo. Nese syri i peshkut nuk eshte i qarte, por i mjegulluar, me mire mos e blini, ai do kete kohe qe rri ne frigorifer.
- Prekeni ate
Ju mund ta kuptoni freskine e nje peshku, vetem duke e prekur ate. Nuk ka asgje te turpshme nese prek nje peshk. Fundja per te miren e shendetit tuaj eshte. Nese eshte i fresket, peshku do te jete i forte edhe i fryre
- Ju mund ta njihni dhe nga mishi i tij
Nese keni vendosur te blini nje peshk, p.sh salmon, fillimisht shikoni ngjyren e mishit. Nese eshte i fresket ai do te jete si trendafili, i shndritshem dhe me ngjyre te lehte. Ne te kundert, do te jete nje ngjyre kafe dhe e zbehte. Nese eshte i fresket ai gjithashtu do te permbaje lageshtire.
- Kontrolloni velezat e peshkut
Nese peshku qe ju do te blini ka ngjyre te kuqe dhe te ndritshme poshte velezave, atehere ai eshte i fresket.