Misër “Sulova”
Specia: Zea mays L.
Është forma më e mirë e misrave të vendit; kultivuar për më se 200 vjet, jep rendiment të lartë. Mbillet në tokë nën ujë dhe mbi ujë.
Karakteristika kryesore janë: Është misër i bardhë gjysmë qelqor. Lartësia e bimës rreth 180 cm.
Paraqet kalli me gjatësi mesatare mbi 20 cm dhe me koçan shumë të hollë.
Rreshtat e kokrrave në kalli janë të drejtë. Numri mesatar i rreshtave në kalli është 8. Pesha mesatare e kallirit 150 g.
Pesha mesatare e kokrrave të kallirit 130 g. Pesha e 1000 kokrrave rreth 370 g.
Raporti i peshës së kokrrave 85 %.
Ky kultivar është i përhapur kryesisht në qarkun e Elbasanit por edhe në rrethet Berat e Lushnje.
Përmbajtja e yndyrave 5.5 %.
Përmbajtja e proteinave 10.6 %.
Përmbajtja e lagështisë 20.8 %.
Përmbajtja e amidonit 68.6 %.
Pesha hektolitrike 72.8 kg.
Është kultivar tradicional ne Qarkun e Elbasanit, mjaft i përshtatshëm për bukë dhe sidomos për prodhimin e ballokumeve.